Webinari i Qershorit Muaji i Ndërgjegjësimit ndaj Skoliozës
Hyrje
Qershori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj skoliozës, një deformim tredimensional i kolonës vertebrale dhe trungut. Jemi të lumtur të njoftojmë organizimin e webinarit tonë të përkushtuar për këtë muaj, ku do të ndajmë informacion të rëndësishëm dhe do të ofrojmë udhëzime për të gjithë audiencën tonë.
Përshkrimi i Webinarit:
Data dhe Ora: 28 Qershor 2024,ora 13:00
Temat e Diskutuara:
‘‘Trajtimi konservativ i skoliozave ndërvite në QSUT’’
‘‘Natural History of scoliosis and guidelines’’
‘‘Treatment with corset for scoliosis’’
‘‘School screening for early detection of idiopathic scoliosis’’Kontribuesit
–Dr Edlira Bode (Drejtoresha e Spitalit Universitar të Traumës)
–Blerina Duka (Presidente e Urdhrit të Infermierit)
–MS.c Perli Rusi (Kandidat për doktoraturë/(Përgjegjës i Fizioterapisë në USHT)
–Dr Ermira Zicishti (Përgjegjëse e Fizioterapisë në QSUT)Folësit
-Dr.Sabrina Donzelli (PRESIDENTE SOSORT)
–CPO Rafael Hervas (CAD/CAM teknologji,trajnim në mbarë botën që nga viti 2008)
–Phd.PT. Prof.Asc Dariusz Czaprowski (Kryetari i Departamentit të Fizioterapisë, Shkolla e Shëndetit Publik,Collegium Medicum,Universiteti i Warmia dhe Mazury, Olsztyn, Poland)
–Ms.c Silvio Selfo
(Spitali Universitar i Traumës PT, instruktor PSSE-Schroth për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,Pedagog nëuniversitetin Aldent)
Pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi për skoliozen:
Ndërgjegjësimi për skoliozën është thelbësor për identifikimin dhe trajtimin e hershëm.
Ai kontribuon në edukimin e komunitetit dhe në informimin efektiv të të gjithë profesionistëve të kujdesit shëndetësor, duke lehtësuar identifikimin e hershëm dhe ndërhyrjet e nevojshme. Kjo qasje përmirëson cilësinë e jetës së individëve dhe parandalon përkeqësimin e saj.
Thirrja për Veprim:
Regjistrohuni tani dhe bashkohuni me ne në këtë webinar të rëndësishëm.
Ndani këtë postim me kolegët,miqtë dhe familjen tuaj për të ndihmuar në ndërgjegjësimin ndaj skoliozës.
Së bashku, mund të bëjmë një ndryshim!