Telefono
+355698582358
Orari
Mon - Saturday: 9AM - 9PM

Termi kifozë përdoret për të përshkruar kurbën e kolonës vertebrale që rezulton në një shpinë të rrumbullakosur anormalisht.


Etiologjia e Kifozës

  1. Traumat dhe anomalitë e zhvillimit
  2. Sëmundjet degjenerative të diskut
  3. Sëmundjet inflamatore
  4. Sëmundjet e indit lidhor
  5. Sëmundjet infektive 
  6. Sëmundje muskulare;neuromuskulare
  7. Paraliza cerebrale
  8. Atrofi-Distrofi muskulare
  9. Mielomeningocela, Neurobramatoza dhe  sëmundja Paget,
  10. Tumoret dhe operacionet

Klasifikimi

  1. Kifoza jo-strukturale (posturale) 
  2. Kifoza strukturale 

Kifoza jo-strukturale 

Kifoza posturale është një formë jo-strukturore e kifozës që zakonisht quhet “qëndrim i dobët”, dhe zakonisht mund të korrigjohet duke qëndruar në këmbë. Kifoza jo strukturore është fleksibël,ku strukturat kockore të kolones janë normale. Rrallë kanë simptoma.

Kriteret klinike

  • Qëndrim i relaksuar
  • Gjatë përkuljes (testi i Adam) nuk vërehet gunga e pasme
  • Nuk vërehet ngurtësi e theksuar

Kriteret radiologjike

  • Kënd kifotik >45 gradë
  • Pa deformim në formë pyke

Kifoza strukturale 

Kifoza strukturore mund të rezultojë nga rruaza me formë anormale që zhvillohen para lindjes, e njohur si kifoza kongjenitale, ose mund të zhvillohet nga rritja jonormale e rruazave, më e zakonshme e quajtur kifoza e Scheuermann.

Kifoza strukturore mund të ndodhë me ose pa deformime të tjera si skolioza.

Kifoza Scheuermann 

Kifoza e Scheuermann-it është një lloj kifoze që shfaqet në vitet e adoleshencës (mosha 12-15 vjeç tek djemtë ose 10-14 vjeç tek vajzat) si rezultat i rritjes jonormale përgjatë shtyllës kurrizore.Karakterizohet nga rruaza në formë pyke.

Kriteret klinike

  • Qëndrim i relaksuar
  • Gjatë përkuljes (testi i Adam) vërehet gunga e pasme
  • Ngurtësi theksuar e kolonës vertebrale
  • Humbje e shpeshtë e elasticitetit në muskujt e pasëm të kofshës 
  • Zakonisht rritet lordoza lumbare
  • Protraksion i kokës (koka është e pozicionuar përpara vijës vertikale të trupit)

Kriteret radiologjike

  • Kënd kifotik >45 gradë(mund të ketë Scheuermann me një kënd <45 gradë)
  • Deformim në formë pyke i vertebrave(së paku 5 gradë për secilën)
  • Deformim sfenoid i të paktën 3 vertebrave të njëpasnjëshme
  • Ndryshimet në sipërfaqet e sipërme dhe të poshtme të trupave vertebralë 
  • Ngushtim i dukshëm i hapësirave ndërvertebrale

Kifoza kongenitale
Termi “i lindur” do të thotë që pacientët kanë lindur me rruaza jonormale. Nëse shtylla kurrizore nuk formohet plotësisht ose segmentet vertebrale nuk ndahen siç duhet para lindjes, shtylla kurrizore mund të formojë një kurbë të mprehtë, jonormale të quajtur kifozë kongjenitale. Dështimi i formimit ose dështimi i segmentimit janë dy llojet themelore të kifozës kongjenitale, që do të thotë se rruazat nuk arritën të zhvillohen në mënyrën se si zakonisht zhvillohen.

Kifoza postlaminektomike

Zhvillimi i kifozës së qafës pas laminektomise e cila indikohet për pacientët me kompresime të shumta të qafës  ose tumore.

Kifoza post-traumatike

Mund të ndodhë pas:

  • Traumave spinale
  • Operacioneve
  • Për shkak të ngarkesave të aplikuara në pjesen  e kraharorit
  • Pseudoartrozës(zhvillohet pas operacionit për trajtimin e frakturave të kolonës).
  • Sëmundja e Kümmel (karakterizuar si osteonekrozë posttraumatike e trupit vertebral)

Spondiliti ankilozant

Sëmundje reumatizmale kronike inflamatore sistemike.

Kifoza me SA prish të gjithë ekuilibrin sagittal.

Imazhet radiologjike të pacientëve me AS mund të zbulojnë erozion në kockë, sklerozë, syndesmophytes, lezione Anderson (lezionet zbuluese erozive tebrale), ankilozë (shpina bambu) dhe osteoporozën.

Kifoza neuromuskulare

Kifoza neuromuskulare zhvillohet për shkak të sëmundjeve neuropatike dhe mielopatike.Në sëmundjet NM, kifoza zakonisht shoqërohet me skoliozë. Hiperlordoza lumbare dhe çekuilibri i legenit shoqërojnë kifoskoliozën.

Shenjat e kifozës
1. Rritje e ”rrumbullakët” e kolones vertebrale duke dhënë pamjen e një “gunge”.
2. Koka mund të vendoset përpara kur shihet anash.

Çfarë duhet bërë?
Rritja e kifozës mund të ndodhë tek fëmijët ose të rriturit,dhe si e tille opsionet e trajtimit ndryshojnë në varësi të moshës së pacientit si dhe shkakut të kifozës.Kirurgjia rekomandohet kur:

  1. Trajtimi i duhur konservativ nuk ka rezultuar me sukses
  2. Kifoza është më e madhe se 80 gradë
  3. Kifoza po përkeqësohet
  4. Shoqërohet me dhimbje të konsiderueshme 

OBSERVIM

•Rekomandohet për kifozën posturale
•Kifozën strukturore të përmasave të vogla në pacientët që janë ende në rritje 
•Kifozën e përmasave të mëdha në pacientët që kanë përfunduar rritjen e tyre

Fëmijët mund të kenë nevojë për rreze X çdo 6-12 muaj  ndërsa janë në rritje për t’u siguruar që kifoza nuk po përkeqësohet, por të rriturit zakonisht mund të monitorojnë kifozën e tyre më rrallë.

USHTRIME FIZIOTERAPEUTIKE SPECIFIKE
Indikohet:

•Eshtë bërë një diagnozë e hershme
•Këndi i kifozës nuk është rritur mjaftueshëm
•Nuk ka ngurtësi të konsiderueshme
•Në kombinim me korsen për të ndihmuar në efektin korrigjues të saj si dhe për përmirësimin e elasticitetit të kolonës

Ushtrimet specifike për kifozën synojnë:

  1. Kufizimin e përkeqësimit
  2. Korrigjimin e qëndrimit
  3. Lehtësimin e dhimbjeve
  4. Përmirësimin e cilësisë së jetës 

Ushtrimet specifike për kifozën bazohen në:

  1. Zgjatjen aktive të kolonës vertebrale
  2. Vetë-korrigjimin e qëndrimit
  3. Forcimin e muskujve në pozicionin e korrigjimit
  4. Korrigjim në aktivitetet e përditshme

KORSE

Rekomandohet:
• Fëmijët me një kënd Cobb prej 55-80 gradë
•Në fazën e zhvillimit të Risser 0-3  (fëmija nuk e ka përfunduar ende zhvillimin e kockave)
•Tek të rriturit në raste shumë të veçanta, si në kifozën osteoporotike, pas një frakture vertebrale
•Nuk rekomandohet ne kifozën funksionale (relakson edhe më shumë sistemin muskulor)

Trajtimi konservativ i kifozës në moshë adulte. Ndjekur me ushtrime fizioterapeutike specifike (PSSE-Schroth).

Trajtimi konservativ i kifozës në moshën adoleshente.Ndjekur me korse dhe ushtrime fizioterapeutike specifike (PSSE-Schroth).

Trajtimi konservativ i kifozës Scheuermann. Ndjekur me ushtrime fizioterapeutike specifike (PSSE-Schroth).