HERNIA DISKALE
Hernia e diskut është një çarje e materialit fibrokartilagjen (anulus fibroz) që rrethon diskun ndërvertebral. Kjo këputje përfshin lëshimin e pjesës qendrore të diskut që përmban një substancë xhelatinoze të quajtur bërthama pulposus(nukleus pulposus). Presioni nga rruazat sipër dhe poshtë mund të bëjë që bërthama pulpose të shtyhet nga jashtë,duke ushtruar presion mbi një nerv spinal dhe duke shkaktuar dhimbje dhe dëmtime të konsiderueshme.
SHKAQET:
- Mosha:Ndërsa individët plaken,disku ndërvertebral ndryshon në formë dhe vëllim.
- Degjenerimi gradual:Si rezultat i ndryshimeve degjenerative në disk.
- Lëvizje të përsëritura profesionale:Për individët që bëjnë lëvizje të përsëritura në punë si:ndërtim, bujqësi,miniera,shoferët profesionistë,punonjësit e zyrës,punonjësit e prodhimit industrial,punonjësit në sektorin e transportit dhe logjistikës etj.
- Faktorët gjenetikë: Një faktor që lidhet me hernien diskale është predispozicioni gjenetik, ku mutacionet në gjenet e lidhura me formimin e kolagjenit mund të ndikojnë.
- Sëmundje të tjera, si artriti reumatoid ose osteoporoza, mund të predispozohen për hernie diskale.
DIAGNOZA
Ekzaminim klinik
- Palpimi fizik: Ekzaminimi me prekje të zonës për të identifikuar ndonjë ndryshim strukturor apo dhimbje lokale.
- Testi i ngritjes së këmbës:Ngritja e këmbës drejt,pa përkulje në gju, për të vlerësuar shfaqjen e dhimbjes ose të kufizimit të lëvizshmërisë.
- Test i ngritjes së këmbës së kryqëzuar drejt: Kjo përfshin ngritjen e këmbës përballë asaj me dhimbjen aktuale. Ky test tenton të prodhojë një dhimbje më të lokalizuar, por më pak intensive sesa testi i ngritjes së këmbës drejt.
- Testi në ecjen në majë të gishtave dhe me thembër: Provon për ndonjë ndryshim në ndjesinë e pacientit.
- Testi i provës së poziocionit të zgjatjes: Pacienti vendoset në pozicionin e zgjatjes së kolonës,duke u ulur ose duke qëndruar në këmbë,duke monitoruar për ndonjë ndryshim në dhimbje ose përkeqësim të simptomave të pacientit.
- Testi i reflekseve: Ekzaminimi i reflekseve për të vlerësuar funksionimin e sistemit nervor dhe për të identifikuar ndonjë presion mbi nervat spinal.
- Testi i provës së forës dhe sensibilitetit: I kërkohet pacientet te shtyjë ose të tërheqë kundër rezistencës në disa pozicione të caktuara të trupit për të vlerësuar ndikimin e hernies diskale në funksionin muskulor. Në të njëjtën kohë,mund të testohet ndjesia e pacientit duke përdorur një stimulim të butë për të vlerësuar ndjesinë e tyre në këmbë dhe në pjesën e poshtme të trupit,ku mund të ndikojë hernia e diskut.
Ekzaminim imazherik
- Rrexet X (Për të vlerësuar strukturën e përgjithshme të kolonës vertebrale)
- MRI (Rezonanca magnetike,ofron një pamje të detajuar të strukturës së diskut)
- CT-Scan (Skanimi i tomografisë së kompjuterizuar,vlerëson morfologjinë e disqeve)
- Mielografia (Përdoret kur modalitetet e tjera imazherike nuk japin një përgjigje të qartë.Përfshin injektimin e një substancë të kontrastit rreth diskut të hernizuar për të vëzhguar kompresionin e nervit në rrethin spinal).
- Shintigrafia: Mund të përdoret në raste të rralla kur dyshohet për tumor kockor në kolonën vertebrale.
Trajtimi
- Trajtim fizioterapeutik
- Trajtim farmakologjik
- Trajtim kirurgjikal ((kur trajtimi konservativ nuk është i suksesshëm)
SPONDILOLISTEZA
- Spondilolisteza është një gjendje ku një trup vertebral rrëshqet në vertebrën poshtë saj, duke shkaktuar simptoma si dhimbje radikulare ose mekanike.
- Rrëshqitja vertebrale ndodh kryesisht në drejtim përpara dhe mund të shoqërohet me dhimbje të forta. Megjithatë, ka trajtime që mund të ndihmojnë për të lehtësuar simptomat.
Trajtimi varion në bazë të simptomave.Trajtimet e zakonshme përfshijnë:
- Shmangia e aktiviteteve që përkeqësojnë simptomat
- Ushtrime specifike për të forcuar muskujt dhe për të përmirësuar stabilitetin e kolon ë vertebrale
- Aplikimi i një korseje e cila mund të ndihmojë në stabilizimin e kolonës dhe në lehtësimin e dhimbjes duke zvogëluar presionin dhe duke mbajtur trupin në pozicion korrekt.
- Përdorimi i qetësuesve për të lehtësuar dhimbjen.
- Në raste të rënda, ndërhyrje kirurgjikale.
SPONDILOLIZA
- Spondiloliza është një thyerje e vogel e një pjese të shtyllës kurrizore të quajtur pars interarticularis (segment i vogël i kockës që e bën atë një zonë të dobët).
- Fëmijët dhe adoleshentët kane me shume predispozite sepse janë ende në rritje.
- Thyerja mund të ndodhë në njërën anë të vertebrës ose në të dyja.
- Ndodh më shpesh në vertebrën e pestë lumbare.
Si trajtohet spondiloliza?
- Pushimi :Pushimi nga aktivitetet intensive fizike.
- Medikamentet
- Fizioterapia: Forcon muskujt, përmirëson fleksibilitetin, ndihmon në mbajtjen e qëndrimit postural të drejtë, dhe lehtëson dhimbjen.
- Korseja :Korseja mund të rekomandohet në raste kur pacienti ka vështirësi në mbajtjen e qëndrimit të drejtë ose kur është e nevojshme të ndihmohet në stabilizimin e kolonës për të reduktuar presionin mbi zonën e prekur dhe për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm.
- Kirurgjia:Në raste të rralla,kur trajtimi konservativ nuk është efektiv dhe simptomat janë të rënda mund të konsiderohet kirurgjia.
√Konsultimet fizioterapeutike do të kryhen nga MSc.Silvio Selfo
√Konsultimet neurokirurgjikale nga Dr.Klaudio Disha
√Konsultimet ortopedike nga Dr.Kevin Xhori
Bashkëpunimi me specialistë është thelbësor për të siguruar një plan trajtimi të përshtatshëm.