Telefono
+355698582358
Orari
Mon - Saturday: 9AM - 9PM

Çfarë është skolioza?

Skolioza përkufizohet si një deformim kompleks tre-dimensional rrotullues i kolonës vertebrale dhe trungut.

Shfaqet në individë të shëndetshëm dhe mund të progresojë në lidhje me faktorë në periudhën e rritjes së menjëherëshme ose më vonë.
Termi skoliozë (nga rrënja skolios që do të thotë “e lakuar ose e shtrembër”), u përdor për herë të parë nga mjeku Galen në vitin 130-200 (pas Krishtit).


Tredimensionale do të thotë ndryshim në tre planet e lëvizjes:

1.Plani frontal ose koronal
Nëse kolona nuk është e drejtë, por shfaq një kurbë në njërën anë.

2.Plani aksial ose horizontal
Brinjët në njërën anë të trupit dalin më shumë sesa në anën tjetër.

3.Plani sagital ose longitudinal (kifoza, lordoza)

Klasifikimi sipas formës së kurbës:
1.Strukturore
Gjatë përkuljes përpara,lakimi nuk mund të korrigjohet për shkak të pranisë së një deformimi 3-dimensional që përfshin të gjitha planet.
2.Funksionale
Gjatë përkuljes përpara kolona vertebrale korrigjohet.

Sa e zakonshme është skolioza? Statistika dhe kush preket më shumë

Prevalenca në popullatën e përgjithshme është 2% – 3%.

Prevalenca dhe ashpërsia e kurbës janë më të larta për vajzat sesa për djemtë.
 
Demografia
1%-3% I përket moshës 10-16 vjeç.
Vajzat kanë 5-10 herë më shumë gjasa se djemtë të përparojnë në një kënd prej >20-30°.
 
Raporti incidencës femër:mashkull
1.4:1 në skoliozën nga 10° -20°
5.4:1 në skoliozën  20-30°
7.2:1 në skoliozën >40°

Cilat janë shkaqet e skoliozës? Pse shfaqet dhe si ndikojnë faktorët

Skolioza mund të ketë shkaqe të ndryshme, por tek shumica e rasteve (rreth 80-85%) shkaqet mbeten të panjohura, dhe kjo quhet skoliozë idiopatike. Kjo është forma më e zakonshme, sidomos tek fëmijët dhe adoleshentët.

Vetëm 15-20% e rasteve kanë një etiologji të qartë dhe të njohur, që përfshin:

  • Skoliozë kongjenitale: e shkaktuar nga anomalitë në zhvillimin e shtyllës kurrizore që lindin me të.

  • Skoliozë neuromuskulare: shkaktohet nga sëmundje të muskujve ose nervave, si paraliza cerebrale, distrofia muskulare, ose poliomieliti.

  • Skoliozë mezenkimale: lidhur me çrregullime të indit lidhës, si sindromi Marfan.

  • Skoliozë degjenerative: zhvillohet më vonë në jetë për shkak të ndryshimeve degjenerative në shtyllën kurrizore, si osteoartriti.

Si diagnostikohet skolioza? Si mund të dalloj nëse fëmija ka skoliozë – Udhëzues për pacientë dhe prindër

Diagnoza e hershme e skoliozës është e vështirë për shkak të mungesës së dhimbjes si simptomë kryesore.

Ekzaminimi fizik

1.Vëzhgim gjatë qëndrimit në këmbë në pozicione të ndryshme

2.Vëzhgim gjatë përkuljes(Testi Adam) 


Testi Adam Pozitiv:

Lakim anësor i kolonës vertebrale
Gungë në pjesën konvekse të kurbës
Ndërprerja e kurbës normale të përkuljes

3.Matja me skoliometer (ATR). Skoliometri është një mënyrë  vlerësimi e cila mat këndin e rrotullimit të trungut.

ATR (Angle of Trunk Rotation) prej të paktën 5° mund të jetë një indikator për skoliozën.
!!! Një rezultat negativ nëpërmjet skoliometrit mund të tregojë një kënd më të ulët se 5°, por këndi i vërtetë i Cobb-it mund të jetë mesatar ose i rëndë. Prandaj, një imazh me rreze X është i nevojshëm për të konfirmuar skoliozën.

Kriteret diagnostike radiologjike për skoliozën janë:

  • +Testi Adam
  • +Matja me skoliometër (rrotullimi vertebrës)
  • Pjerrësia anësore e kolonës vertebrale
  • I gjithë trupi anon në njërën anë
  • Ndryshime në shtrirjen normale të kolonës vertebrale

Trajtimi për skoliozën – Çfarë opsionesh ekzistojnë?

TRAJTIMI KONSERVATIV I SKOLIOZES

OBSERVIM

•Monitorim cdo 3-6 muaj
•Moshë e vogël në varësi të fazës së zhvillimit të kockave                   
Kur ka rrezik tëulët të progresionit
•Këndi Cobb-it (<15-25)
•Merren parasysh faktorët prognostikë

•Jo gjithmonë presim rrezet X cdo 3-6 muaj për te parë nëse skolioza është përkeqësuar

USHTRIME FIZIOTERAPEUTIKE SPECIFIKE

•Këndi Cobb-it (15-25 gradë) Risser (0-3)
•KëndiCobb-it (25-40 gradë) Risser (4-5)
•Ne varësi të faktorëve prognostikë

•Adulte që kanë dhimbje (>45 grade) dhe refuzojnë kirurgjine
•Adoleshentë që mbajnëkorse
•Pas ndërhyrjeve kirurgjikale

KORSE DHE USHTRIME FIZIOTERAPEUTIKE SPECIFIKE

•Rrezik te larte te progresionit (60%)
•Kendi Cobb-it  (>25-45) Risser (0-3)
•Kendi Cobb-it  (>35) Risser (4) 2 vite pas ciklit menstrual
•Risser (4-5) ne shume pak raste
Kujdes!!
Ushtrimet nuk janë zevendesim per vendosjen e korses te pacientet tek te cilet kjo kerkohet.

 

TRAJTIMI KIRURGJIKAL I SKOLIOZES

Sistemi ApiFix

Procedura ApiFix® eshte nje trajtim kirurgjikal i cili u ofron pacientëve një opsion më pak invaziv,duke rujtur lëvizjen për të arritur korrigjimin e kurbës. Indikacionet zyrtare për trajtimin me ApiFix janë: Skolioze idiopatike adoleshente Këndi Cobb-it  35-60 gradë, Lenke 1 (skolioza torakale me kurbature te vetme ) Lenke 5 (skolioza torako-lumbare;lumbare majore) Skolioza me fillim te hershem (>6 vjec;deri ne 75 grade) Kur deformimi eshte fleksibel  Kundërindikacionet Cdo skolioze qe nuk përfshihet në indikacionet Skolioza jo-idiopatike (neuromuskulare) Kifoza torakale >55 grade Semundje tumorale Deficite  neurologjike Kushte patologjike të kockave (osteopenia,osteomalacia) Alergjite ndaj metaleve Shtatzenia Paciente me stimulues kardiak 

Trajtimi kirurgjikal (Fusion Spinal)

Trajtimi kirurgjikal është opsioni i zgjedhur vetëm për rastet e skoliozës së rëndë, atëherë kur trajtimi i duhur konservativ, duke përfshirë korsen dhe ushtrimet specifike  nuk kane arritur të parandalojnë përkeqësimin e skoliozës. Indikime Skolioza >45 gradë (femijët që janë ende në zhvillim) Skolioza >50 gradë (adulte) Vendimi për nderhyrje kirurgjikale nuk bazohet vetëm në madhësinë e këndit te Cobb-it, por edhe në cilësinë e jetës së pacientit !!! Pacientët me këndin e Cobb-it me më shumë se 50 gradë mund të përfitojnë nga trajtimi konservativ duke ruajtur një cilësi të mirë të jetës dhe duke jetuar një jetë relativisht normale edhe përkundër pranisë së skoliozës,pa nevojen për operacion kirurgjikal. Operacioni nuk është gjithmonë opsioni, pasi ka raste me skoliozë të madhe që nuk shkaktojnë probleme dhe raste ku operacioni është i nevojshëm për të ndaluar përparimin e skoliozes. Kirurgu duhet të informojë pacientin për përfitimet dhe rreziqet e operacionit në mënyrë të detajuar dhe objektive. Kunderindikime Cikatrice të gjera epidurale,arachnoiditis Infeksioni i shtyllës kurrizore Rrënjët nervore të bashkuara (pengojnë hyrjen në hapësirën e diskut) Pacientët me osteoporozë Sëmundje vaskulare periferike të rënda Mungesa e veshkes në anën e ekspozimit Spondilolisteza degjenerative e shkallës së lartë Stenozë e rëndë e kanalit qendror

VBT (Vertebral body tethering)

Lidhja e trupit vertebral (VBT) është një trajtim kirurgjikal për skoliozën idiopatike tek fëmijët në rritje.Ky trajtim ndryshon rritjen e kolonës vertebrale duke e lejuar  të vazhdojë të rritet gjatë këtij trajtimi.   Gjatë operacionit arrihet korrigjimi i pjesshëm i skoliozës, ndërsa gjate rritjes së fëmijës, rritja më e shpejtë nga pjesa konkave në krahasim me pjesën konvekse e sjell automatikisht kolonën në korrigjim më të madh.

Indikimet
Skolioza idiopatike
Skolioza <65 gradë
Mosha 8-16 vjeç
Risser 0-3

Kundërindikime

Është arritur pjekuria skeletore
Skolioza 45-65 gradë
Kifoza > 50 gradë
Kirurgjia e mëparshme e kolones vertebrale
Sëmundje metabolike e kockave
Semundje neurologjike
Sëmundje themelore kardiake ose pulmonare

RASTE KLINIKE

Trajtimi konservativ me korse dhe ushtrime fizioterapeutike specifike (PSSE-Schroth).

Trajtim konservativ me korse dhe ushtrime për skoliozë

Trajtimi konservativ i skoliozës idiopatike adoleshente.Ndjekur me korse dhe ushtrime fizioterapeutike specifike(PSSE-Schroth).

Trajtim konservativ me korse dhe ushtrime për skoliozë

Trajtimi konservativ i skoliozës idiopatike adoleshente.Ndjekur me ushtrime fizioterapeutike specifike (PSSE-Schroth).

Trajtimi konservativ i skoliozës idiopatike adoleshente.Ndjekur me korse dhe ushtrime fizioterapeutike specifike(PSSE-Schroth).

Trajtim konservativ me korse dhe ushtrime për skoliozë

Trajtimi konservativ i skoliozës idiopatike adoleshente.Ndjekur me korse dhe ushtrime fizioterapeutike specifike(PSSE-Schroth).

Trajtim konservativ me korse dhe ushtrime për skoliozë

Trajtimi konservativ i skoliozës ne moshen adulte. Ndjekur me ushtrime fizioterapeutike specifike (PSSE-Schroth).

Korrektim sinjifikant I skoliozës idiopatike adoleshente,nëpërmjet metodës PSSE-Schroth the korses (dizenjuar sipas parimeve të korrektimit të metodës PSSE-Schroth)..

Përmirësim i skoliozës torakale nga 31 grade në 11 gradë.

Përmirësim i skoliozës lumbare nga 41 gradë në 16 gradë.