Skolioza është një deformim tredimensional i kolonës vertebrale dhe kafazit të kraharorit,e cili zakonisht zhvillohet gjatë fëmijërisë ose adoleshencës.
Për të konsideruar skoliozën,këndi i devijimit duhet të jetë të paktën 10° dhe e shoqëruar me rrotullim vertebral.
Cdo plan trajtimi efektiv duhet ta trajtojë devijimin në të tre-ja dimensionet.
Skolioza nuk konsiderohet si një semundje e vërtetë por një deformim i kolonës vertebrale që ndodh gjatë rritjes së shpejtë në adoleshencë.Megjithatë, në raste të veçanta, skolioza mund të lidhet me probleme shëndetësore të tjera.
Skolioza është në 80-85% të rasteve idiopatike,që do të thotë se shkaku i saj është i panjohur.
Cantat e shkollës mund të shkaktojnë diskomfort, dhimbje, dhe parehati, por nuk janë shkaktarë të skoliozës.
Trajtimi përcaktohet nga:
- Mosha,fillimi i menstruacioneve
- Historia familjare
- Klasifikimi i skoliozës
- Madhësia e këndit të Cobb-it
- Rotacioni (ATR)
- Faza e zhvillimit të kockave (Risser)
- Asimetritë e trupit
- Elasticiteti i kolonës vertebrale
- Bashkëpunimi ndaj trajtimit
- Simptomat dhe problemet shëndetësore të evidencuara
Metodat e trajtimit të skoliozës përfshijnë:
- Observim
- Ushtrime fizioterapeutike specifike
- Korse ortopedike
- Ndërhyrje kirurgjikale (në gradë të mëdha)
Sipas klasifikimit të skoliozës përcaktohet një protokoll specifik.
Ushtrimet fizioterapeutike specifike kanë një rol të rëndësishëm në trajtimin e skoliozës:
- Ndihmojnë në parandalimin e avancimit
- Në një frymëmarrje më të lehtë
- Ndërgjegjësimin në mënyrën e qëndrimit për ta korrigjuar atë
- Përmirësimin e cilësisë së jetës
- Lehtësimin e dhimbjes
Kujdes!!
Ushtrimet nuk zëvendësojnë rolin e korses ortopedike në raste kur është e nevojshme!
Po,mund të ndodhi.
- Në rast se nuk mbahet sipas kohës së caktuar nga ortotisti.
- Prania e një forme shumë agresive të skoliozës.
Nëse ka një përkeqësim të skoliozës,e cila eshte nën 45-50°,atëherë trajtimi ka qenë efektiv.
Trajtimi i skoliozës nuk sjell gjithmonë një shtyllë kurrizore krejtësisht të drejtë,por më shumë rëndësi ka arritja në një skoliozë të lehtë.
Kontrolli periodik pas trajtimit është thelbësor për të siguruar që kurba të mbetet nën kontroll.
Të rriturit mund të zhvillojnë skoliozë:
- Nuk jane diagnostikuar gjatë fëmijërisë
- Nuk janë trajtuar më parë
- Janë trajtuar me metoda të gabuara
- Skolioza degjenerative (Degjenerimi progresiv si pasojë e procesit natyror të plakjes)
Në skoliozat adulte mbi 45°,rritet rreziku për përkeqësim dhe nevojitet kontroll i rregullt.
Qëllimi i ushtrimeve në moshën adulte,është të parandalojë përkeqësimin, të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të përmirësojë aspektin estetik të skoliozës.
Sipas studimeve aktuale, gratë me një ose më shumë shtatzëni nuk kanë një rrezik më të lartë për përkeqësimin e skoliozës krahasuar me gratë jo shtatzëna. Megjithatë, është e këshillueshme të konsultoheni me një specialist për deformimet e kolonës vertebrale,dhe nëse është e nevojshme,të ndiqni një program ushtrimesh specifike.
Asnjë sport nuk është efektiv në trajtimin e drejtpërdrejtë të skoliozës.
Pacientët inkurajohen të ushtrojnë sporte për përfitimet e tjera të përgjithshme,por në asnjë rrethanë nuk duhet të rekomandohet sport si një formë trajtimi.
Mos ngurroni të bëni pyetje përmes telefonit ose dërgoni pyetjen tuaj nëpërmjet formës më poshtë.
Mesazhi juaj do t’i dërgohet drejtpërdrejte stafit tonë, i cili do të përgjigjet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Na Kontaktoni